Vija bregdetare mbeten në pjesën më të madhe të ditës në mbizotërimin e kthjellimeve.
Ndërsa, në pjesën tjetër të territorit pas mesditës priten kalime të pakta vranësirash, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 37°C.
Era do të fryejë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.