Një ngjarje e shokuese është raportuar sot nga policia e Fierit.
Një 56 vjeçar është ndaluar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 20 vjeçe, e cila është me aftësi të kufizuara dhe nga ekzaminimet rezulton se është shtatzënë.
Ai është ndaluar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur"
Personi I ndaluar është identifikuar si P.A banues në Roskovec të Fierit.