Policia e Himarës së bashku me FNSH e Vlorës janë nisur drejt malit të Çikës pasi dy turistë kanë kërkuar ndihmë.
Çifti meksikan ka dhënë alarmin SOS pasi kishin ngjitur malin e Çikës .
Ata nuk kanë mundur dot të zbresin, pasi ndodhen në lartësi shumë të madhe.
Vendi nga ku kanë dhënë alarmin është identifikuar dhe pritet të nisë procesi i evakuimit.