Fundjava vjen me diell dhe temperatura të larta në Shqipëri

Shqipëria

Fundjava vjen me diell dhe temperatura të larta në Shqipëri

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 07:35
Foto ilustrim

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga 16°C në 30°C, në zonat e ulëta nga 23°C në 37°C dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 38°C.

Era do të fryjë në drejtim Perëndimor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 2-3 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat