Pas mesnate në rrethana të paqarta, goditet me thikë 24-vjeçari

Shqipëria

Pas mesnate në rrethana të paqarta, goditet me thikë 24-vjeçari

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Një i ri në Lezhë është goditur me thikë në rrethana ende të paqarta.

Policia bën të ditur se 24-vjeçari është plagosur rreth orës 01:50 në Shëngjin.

I riu me iniciale M.P. ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, për rastin janë shoqëruar në Komisariat disa personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë siguruar disa kamera sigurie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat