Ish- ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu është shprehur se Shqipëria ka numrin më të lartë të vdekjeve në botë.
Me një postim në facebook, ish-ministria i ka drejtuar disa pyetje ministrisë së Shëndetësisë, pyetje për të cilat kërkon përgjigje.
Ai i ka kërkuar qeverisë dhe ministsisë së Shëndetësisë të lënë propagandën dhe të mos përdorin vaksina të pacertifikuara.
“Qeveria do të retushojë realitetin tragjik Covid me “muaj të hapur” vaksinash të pa sigurta, ndërsa vendi, që është me numrin e vdekjeve Covid ndër më të lartat në botë, mbi 16 mijë, rrezikon edhe më rëndë”, shkroi Shehu.