Zjarret në Gjorgoz, dhjetëra hektarë pyje të shkrumbuara

Shqipëria

Zjarret në Gjorgoz, dhjetëra hektarë pyje të shkrumbuara

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Zjarri vazhdon edhe sot në fshatin Gjorgoz pasi është hapur edhe një vatër e re zjarri. Dhjetëra hektarë pyll me pisha janë shkrumbuar. Për shuarjen e flakëve këtë të diel është kërkuar ose ndërhyrja e helikopterit ose e forcave të ushtrisë.

Shërbimi zjarrfikës i Fierit vazhdon të jetë në terren duke punuar për neutralizimin e flakëve. Zjarri ka nisur që prej mëngjesit të së shtunës dhe i ndihmuar nga era është përhapur. Terreni i thyer dhe era kanë vështirësuar fikjen.

Gjatë kësaj periudhe vere zona e Gjorgozit është përfshirë disa herë nga zjarri duke djegur shumë hektarë pyje dhe ullishte.

Më herët gjatë së dielës policia bëri të ditur se në pranga janë vënë dy persona që dyshohet të kenë vënë zjarrin në Gjorgoz më 6 gusht. Të arrestuarit janë  49-vjeçari Arben Muskaj dhe 41-vjeçari Zarif Muska, banues në Afrim i Ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat