​Ekspertë amerikanë mbërrijnë në Shqipëri për të luftuar flakët në jug

Shqipëria

​Ekspertë amerikanë mbërrijnë në Shqipëri për të luftuar flakët në jug

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 11:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Ekspertë amerikanë të luftës kundër zjarreve kanë mbërritur këtë fundjavë në Shqipëri për të mbështetur forcat e armatosura në betejën me flakët.

Ambasadorja amerikane përmes një postimi në facebook shpreh keqardhjen për dëmet që po shkaktojnë flakët në jug.

Në mbështetje ambasada kujton se nga SHBA janë dhuruar pak kohë më parë edhe kova uji për helikopterë, veshje për zjarrfikësit, dorashka, pajisje mbrojtjes.

Ambasada garaton se do të jetë krah për krah Shqipërisë në këtë betejë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat