Kujdes Llogaranë, Flasin banorët e Dukatit: Nëse zjarri merr Parkun kot për të gjithë ne

Shqipëria

Kujdes Llogaranë, Flasin banorët e Dukatit: Nëse zjarri merr Parkun kot për të gjithë ne

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 11:25
Kryeplaku i fshatit Dukat, Foto Gjipali

Kryeplaku i fshatit Dukat, Foto Gjipali e quan ditën e sotme të vështirë, ndërsa nata ka qenë edhe më e vështirë.

 “Nata ka qenë shumë e vështirë dhe dita e vështirë. Është bërë maksimum nga ushtria, prefekti e banorët se nuk merrej vesh çfarë bëhej” thotë ai.

Pjesa më e rrezikshme zona e parkut të Llogarasë dhe kërkojnë që helikopteri të përqëndrohet atje.

“Nuk jemi shumë larg parkut” thotë ai ndërsa një banor tregon “Po vajti zjarri atje jo vetëm ne por askush nuk shkon më në Llogara. Zjarri nuk duhet të marrë Llogaranë, nëse merr Llogaranë kot për të gjithë ne.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat