Në Dukat vijon beteja me flakët. Mësohet se vatrat janë zgjeruar ndërkohë që situate mbetet e rënduar edhe në Gjirin e Gramës ku janë mbi 20 vatra aktive zjarri edhe ditën e sotme.
Vatra zjarri ka gjithashtu në afërsi të Llogorasë të cilat po djegin pyllin, kurorën e pyllit të Llogorasë që është në majë të mali. Por kurora nga parku kombëtar është thuajse 500 metra larg.
Helikopteri holandez ka vepruar sot për rreth 90 minuta por nuk ia ka dalë të shuajë vatrat. Edhe në Dukat shpati i gadishullit të Karaburunit ka marr tashmë komplet flakë në kurorën e tij.
Sëbashku me efektivët e forcave zjarrëfikse janë edhe ata të forcave të armatosura të cilët po ngjisin malin me këmbë duke vepruar me pompa dore