Një skaf me 5 persona në bord u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë.
Ngjarja u njoftua rreth orës 09:45 nga një anije turistike.
Menjëherë në vendin e ngjarjes u dërgua rimorkiatori dhe një mjet tjetër për të dhënë asistencë.
Me mbërritjen e tyre në vendin e ngjarjes zjarri u fik dhe situata ishte nën kontroll. Mësohet se nga zjarri pati vetëm dëme materiale he jo në njerëz.
Mjeti lundrues u urdhërua të shkojë ne portin e Vlorës për verifikimin e mëtejshëm teknik.