Lekli: Shoqëria e sotme po pëson "traumë", po humbasim familjet e shëndetshme

Shqipëria

Lekli: Shoqëria e sotme po pëson "traumë", po humbasim familjet e shëndetshme

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 17:23
Marsela Lekli

Abuzimet seksuale janë kthyer në një fenomen shqetësues për vendin tonë.

Rasti më i fundit është ai i abuzimit të një 20-vjeçareje me aftësi të veçanta në Roskovec të Fierit nga fqinji 56-vjeçar. Pas denoncimit dhe hetimeve rezultoi se e reja është 7 muajshe shtatzënë.

Psikologia Marsela Lekli, u shpreh se abuzimet seksuale janë raste tepër të turpshme, por akoma nuk është arritur të gjendet një vijë për parandalimin e këtyre rasteve.

Lekli: "Abuzimet seksuale janë raste tepër të turpshme dhe as ne si ekspertë të kësaj fushe nuk po gjejmë dot një vijë se si t'i parandalojmë këto raste. Duke qenë se janë tema delikate duhet të dimë edhe shkaqet edhe arsyet që ka arritur ky akt deri te rasti i djeshëm i një vajze 20-vjeçareje me aftësi të veçanta që thuhet se është lënë shtatzënë. Mund të jenë faktorë të jashtëm, çështje familjare, mund të ketë qenë situatë e momentit. "

Përsa i përket masave parandaluese nga institucionet, psikologia tha se modeli është familja dhe kultura fillon që aty. Përgjegjësia dhe masat që duhet të marrin institucionet fillon në një moment të dytë.

Lekli: "Modeli dhe kultura vjen që nga familja. Përgjegjësia më e madhe shkon te familja, pastaj te institucionet. Modeli dhe kujdesi duhet të vijë nga familja. Nëna ka rolin kryesor, por edhe babai. Pjesa e institucioneve përkatëse është diçka e dytë, që të merren masa të rrepta për personin që ka arritur të kryejë këtë akt të turpshëm."

Familja e shëndetshme po humbet, pasi janë shtuar rastet e krimeve brenda familjes. Sipas Leklit nuk ka një burim të përcaktuar se për se vijnë këto krime, pasi ka arsye të ndryshme  që çojnë në dhunë brenda familjes.

Lekli: "Kjo është një traumë shoqërore që po i ndodh shoqërisë së sotme nga faktorë të ndryshëm. Është nja varg dhunimesh qoftë sociale, qoftë psokologjike që janë nga faktorë të ndryshëm. Nuk është një vijë e prerë që nga ky burim vjen kjo, apo nga ky burim vjen ky përdhunim. Shoqëria e sotshme po arrin të marrë anët më negative të Evropës nëpër vende, por nuk po arrin të marrë ato anët më të mira. Kjo ndikon negativisht tek çdo adoleshent. Po shohim që rastet e divorceve janë të ndara në dy anë. Kërkojnë divorce për shkak të dhunës, kemi persona që mbaron dashuria, respekti. Shkaqet janë të shumta, por nuk mund të themi specifikisht që të gjitha divorcet vijnë nga dhuna. Fëmijët janë ata që përjetojnë më keq të gjitha problemet e familjes. Ata mund të përjetojnë edhe trauma. "

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat