Situata nga flakët në Gorisht është përkeqësuar, teksa zjarri ka marrë përmasa akoma edhe më të mëdha duke rrezikuar seriozisht puset e naftës dhe depot që gjenden në to.
Terreni kodrinor dhe era e fortë bënë përhapjen e flakëve. Mësohet se vetëm një zjarrfikëse nga Selenica ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për fikjen e flakëve.
Vatra e re e zjarrit u aktivizua rreth orës 18:00 në fshatin Gorisht.
Burime për Ora News bënë me dije se zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm.