Shtetasit shqiptarë që duan të udhtojnë drejt Greqisë, duhet të jenë të pajisur me certifikatë vaksinimi nëse i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës, ose testin negativ të koronavirusit nëse nuk kanë kryer asnjë vaksinë.
Të njëjtat kritere janë edhe për fëmijët e moshës mbi 12 vjeçare dhe dokumentet do të kërkohen në të gjitha pikat kufitare, tokësore ose ajrore.
Ja njoftimi nga Ministria e Jashtme shqiptare:
Ministria për Evropën dhe e Jashtme, njofton se në bazë të VKM-së së fundit miratuar nga qeveria greke, nr. 49351, datë 04.08.2021, publikuar më 05.08.2021, të gjithë shtetasit që udhëtojnë drejt Greqisë, përfshirë dhe ata shqiptarë, i nënshtrohen testimit labratorik me metodën PCR ose testit të shpejtë (rapid).
?? ??̈ ??????̈ ???? ??̈ ????? ????????????? ? ?????̈?:
– Formularin PLF;
– Çertifikatë vaksinimi, test PCR (të bërë 72 orë para mbërritjes së tyre në Greqi) ose rapid (të bërë brenda 48 orëve para mbërritjes së tyre në Greqi) ose
– Çertifikatë të diagnozës pozitive e vlefshme për 1 deri në 6 muaj.
? ??̈? ??̈????̈? ??? ?? ????̧ ?? ??̈ ????̈ ??̈ ???̈???? ??????? ????̈?? ?? ??̈ ????????.
? Formulari i domosdoshëm, duhet plotësuar nga të gjithë në rast udhëtimi drejt Greqisë nga të gjitha pikat kufitare, tokësore ose ajrore.
➡️ Linkun e regjistrimit të formularit ??? e gjeni në adresën: http://www.travel.gov.gr/
?Në Pikat Kufitare Doganore të Kapshticës, Kakavijës dhe Qafë Botës nuk ka limit për numrin e personave që kalojnë kufirin. Këto pika funksionojnë ?? ???̈ për të gjitha kategoritë e udhëtarëve.
?Nga data ?? ?????? ????, është hapur dhe Pika Kufitare e Tre Urave (Merxhani), pa limit kuotash ditore dhe me orar lëvizjeje ??:??-??:??.
➡️ Më shumë informacion në lidhje me mënyrat e përshtatshme dhe mjetet e transportit dhe lejet e lëvizjes brenda Greqisë janë në dispozicion në: https://forma.gov.gr/
Çdo informacion në vazhdimësi për udhëtarët mund ta gjeni në faqen e Ministrisë greke të Turizmit: ? https://mintour.gov.gr/en/covid19-en/
‼️ Të gjithë shtetasit që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht nga kombësia dhe mënyra e hyrjes në territorin grek, i nënshtrohen testimit laboratorik me metodën PCR ose testit të shpejtë (rapid) bazuar në algoritmin shëndetësor dhe janë të detyruar gjatë qëndrimit të tyre në Greqi të respektojnë masat e jashtëzakonshme për kufizimin e përhapjes së virusit COVID-19, sipas vendimit të përbashkët ministror sipas të dhënave Δ1α/ΓΠ.οικ.48487/30.7.2021 (Β’ 3481).
Ekzaminimet kryhen nga Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile dhe Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik, të cilët janë përgjegjës për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore.