Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar kërkesën e Jaeld Çelës për masë më të butë sigurie.
Apeli i GjKKO ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke caktuar ndaj ish-drejtorit të policisë së Vlorës masën “arrest me burg”.
Kujtojmë se ish-drejtori i policisë së Vlorës u shkarkua për shpërdorim detyre. Çela ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë, që refuzoi lirimin e tij nga qelia. Ai kërkoi zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg” me arsyetimin e skadimin e afatit kohor të shqyrtimit të çështjes së tij në Gjykatën e Apelit.
Çela po vuan një dënim me 3 vjet e 4 muaj burg dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Ai ishte i bashkëpandehur në të njëjtin proces me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.