Një tjetër vatër zjarri në vend. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se zjarri ka përfshirë masivin pyjor të Ahishteve në zonën e Mokrës në Pogradec e njohur si Guri i Nikës.
Drejt vendngjarjes janë nisur punonjës të zonave të mbrojtura dhe emergjencat.
Ndërhyrja po bëhet vetëm me mjete rrethanore pasi zona është terren malor dhe i thyer.
Dhe shuarja e flakëve është e pamundur me mjetet e zjarrfikësve.