Gjendet gruaja që kishte humbur kontaktet me familjen, ja mesazhi që i dërgoi nënës pak minuta më parë

Shqipëria

Gjendet gruaja që kishte humbur kontaktet me familjen, ja mesazhi që i dërgoi nënës pak minuta më parë

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 18:26
Valbona Gjikova

Shqiptarja Valbona Gjikova, e cila që prej orës 10:00 të ditës së djeshme kishte humbur gjurmët, është bërë e gjallë.

Valbona ishte nisur nga Maqedonia e Veriut ku edhe ishte e martuar, drejt Elbasanit për të takuar prindrit, por nuk mbërriti kurrë në destinacion. Pas alarmit që motra e saj ngriti në rrjete sociale e më pas në Top Channel, Valbona ka mundur të kontaktojë me familjen.

“Mami mos u mërzit jam këtu në plazh. Ok! Internet, lek, shum ok une do vij të premten, ty të pucc”, ky ishte mesazhi që ai i kishte dërguar nënës.

Motra e saj ngriti shqetësimin pak më herët, sepse i druhej faktit se Valbona, e cila kishte probleme edhe me dëgjimin, mund të ishte në rrezik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat