Kryetari i Kukësit, Safet Gjic tha se situata është më në kontroll se dy tre orë më parë
Zjarrfikës nga Prizreni, dhe Tirana janë tashmë në Kukës dhe prej orësh vijojnë luftën me zjarret mbi tunelin e Kalimashit
"Para dy tre orësh ishte situatë e jashtëzakonshme por arritëm ta vinim nën kontroll vijën e zjarrit.
"Terreni është shumë i vështirë dhe dëmet janë të mëdha" tha më tej Gjici duke hedhur dyshime se mund të ketë qenë dhe zjarrvënie e qëllimshme.
Zjarrfikëset e angazhuara
Janë 4 zjarrfikëse të Bashkisë Kukës
4 zjarrfikëse të Kosovës
Presim zjarrfikëset e Hasit dhe Shkodrës
Nesër në 05:00 të mëngjesit do vijë një helikopter. "Ndërhyrja nga ajri por dhe nga toka do arrijmë ta izolojmë. Kemi vatër shumë të vështirë në rrugë. Donim ta izolonim të mos kapte tunelin" tha Gjici nga Rruga e Kombit ku po monitoron nga afër situatën.