Sërish rritje temperaturash: Parashikimi i motit për 5 ditët në vijim

Shqipëria

Sërish rritje temperaturash: Parashikimi i motit për 5 ditët në vijim

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 07:46
Ilustrim

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, pas një freskimi të lehtë e të përkohshëm përsëri do të ketë riaktivizim të anticiklonit të Azoreve e rrjedhimisht edhe një valë tjetër të të nxehtit.

Ndikimin kryesor kjo valë do ta sjellë në gadishullin Apenin. Vendi do të ndodhet kryesisht në periferinë e saj, që do të sjellë temperatura të larta si në tabelën e mëposhtme.

Gjatë ditës së mërkurë, në formë të izoluar, do të ketë shi gati të papërfillshëm. 

Era do të fryjë në juglindje e veriperëndim e lehtë dhe mesatare në bregdet. Deti do të jetë i forcës 2 dhe 3 ballë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat