Gjatë ditës së sotme në Himarë ka ndodhur një fenomen jo shumë i zakontë për bregdet.
Fillmisht, turistët menduan se plazhin e kaploi tymi nga zjarret që janë shpërndarë gjithandej në Shqipëri.
Por jo, bëhej fjalë për krejt diçka tjetër.
Një mjegull e rëndë e kaploi plazhin dhe detin, por që u largua brenda gjysmë ore.