Me dy gishta dhe të qeshur, dalin në gjykatë Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele

Shqipëria

Me dy gishta dhe të qeshur, dalin në gjykatë Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 12:14
Njëri prej tyre bëri me 2 gishta, ndërsa Çekaj dukej i qeshur.

Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele dukeshin të qetë sot në sallën e gjyqit ku dolën për masën e sigurisë tre ditë pas tentativës për tu arratisur nga burgu 313 në Tiranë.

Njëri prej tyre bëri me 2 gishta, ndërsa Çekaj dukej i qeshur.

Ndaj tyre rëndon akuza "Tentativë për arratisje nga burgu" dhe "goditje për shkak të detyrës"

Tentativa e arratisjes

Ata tentuan të arratiseshin me çopa çarçafi të bërë si litar.

Ishte ora 15:15 minuta e së dielës, kur të gjithë të burgosurit kishin orarin e ajrimit. Sipas njoftimit  të policisë së burgjeve, Lulzim Çelepe i cili vuan denimin për shfrytëzim prostitucioni, dyshohet se krijoi një situatë kaotike brenda qelisë duke prerë damarët.

Pas kësaj situatë disa prej gardianëve kanë shkuar për të parë situatën e Çelepës, dhe ky moment është shfrytëzuar nga dy të dënuarit e tjerë Çekaj dhe Pjetri për t’u arratisur.

Ata janë hedhur nga hapesira e ajrimit tek zona  e zyrave të administrates, e cila është jashtë perimetrit të sigurisë së lartë, mirëpo u kapën nga gardianët e tjerë.
Njëri prej ketyre te fundit ka marrë plagë në pjesën e kokës dhe disa fraktuara pasi është goditur nga 2 të burgosurit.

Izolimi

Të tre të ata, janë vendosur në izolim për 90 ditë, duke qënë nën rregjimin e mbikqyrjes së veçantë.

 Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, ka nisur një hetim për disa prej gardianëve të cilët dyshohen sa kanë bashkpunuar më 3 të burgosurit më qëllim arratisjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat