Një zjarr ka rënë në fshatin Mbreshtan të Kolonjës.
Për shkak të largësisë së madhe të fshatit nga qendra e Ersekës, ende nuk kanë mbërritur punonjësit e zjarrfikëses, ADZM, dhe policisë.
Mësohet se zjarri ka rënë që prej mbrëmjes së djeshme.
Kujtojmë se ka ditë të tëra që Shqipëria po përballet me zjarret në vende të ndryshme.