Asnjë element sigurie përgjatë hekurudhës Shkodër- Hani i Hotit

Shqipëria

Asnjë element sigurie përgjatë hekurudhës Shkodër- Hani i Hotit

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 13:24

Linja hekurudhore që lidh Shkodrën me Hanin e Hotit është kthyer në rrezik për jetën e banorëve të zonave që përshkon.

Hyrje-daljet për në fshatra, të cilat ndërpresin trasenë, nuk kanë asnjë element sigurie apo sinjalizues në momentin kur kalon treni.

Dëshmi e vetme kanë mbetur kabinat e rrenuara, ku dikur qëndronin rojet, trarët e dëmtuar apo ndonjë shkrim paralajmërues nga banorët që kërkojnë ndërhyrje.

Frika më e madhe është për fëmijët, pasi një pakujdesi mund të shkaktojë tragjedi.

Linja Ndërkombëtare që lidh shkodrën me Hanin e Hotit, aktualisht shfrytëzohet vetëm nga treni i mallrave, ndërsa është paralajmëruar rehabilitimi i plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat