Në fshatin Radat të bashkisë Dropull raportohet për një vatër zjarri.
Burime për Ora News bëjnë me dije se vatra e zjarrit është konstatuar në fshatin kodrinor në kufi me Greqinë.
Mendohet se zjarri është vendosur nga dy barinj vendorë që kullosin bagëtitë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe PMNZSH e Dropullit për të shuar vatrën e zjarrit të krijuar.
Gazetarja e Ora News, Entiola Budo bën me dije se policia e Gjirokastrës dhe zjarrfikësit po luftojnë me flakët pasi zjarri është shumë i madh.