Shkolla e Magjistraturës u kërkon kandidatëve vaksinën anti-covid, që të jenë në auditor

Shqipëria

Shkolla e Magjistraturës u kërkon kandidatëve vaksinën anti-covid, që të jenë në auditor

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 09:03
Ilustrim

Shkolla e Magjistraturës u kërkon kandidatëve të të cilët dëshirojnë që të studiojnë në vitin e ri akademik 2021-2022 të të marrin masat e nevojshme për të kryer vaksinat anti-Covid.

Kandidatëve u kërkohet të dorëzojnë elektronikisht vërtetimin zyrtar me qëllim që të jenë pjesëmarrës në trajnimin në auditor prej datës 4 tetor 2021 dhe në vijim.

“NJOFTIM PËR KANDIDATËT PËR MAGJISTRATË QË STUDIOJNË NË SHKOLLËN E MAGJISTRATURËS

Njoftohen te gjithe kandidatet per magjistrate qe studiojne ne Shkollen e Magjistratures ne vitin akademik 2021-2022, (viti i pare dhe viti i dyte i studimit), qe per te siguruar mbarevajtjen e programit te trajnimit fillestar permes mesimit ne auditor, te marrin masat e nevojshme per te kryer vaksinat anti-Covid.

Cdo kandidat te depozitoje elektronikisht ne sekretarine mesimore vertetimin zyrtar me qellim qe te jene pjesemarres ne trajnimin ne auditor prej dates 4 Tetor 2021 e ne vijim.

Ju kujtojme qe muaji Gusht eshte i hapur per vaksinimin e te gjitha grupmoshave mbi 18 vjec.”, shkruhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat