Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat tek zona e Kepit të Rodonit në Durrës.
Mësohet se flakët po përhapen me shpejtësi duke vënë në rrezik banesa e biznese.
Në vendngjarje kanë shkuar dhe 3 forca zjarrfikëse.
Ndërkohë që momentalisht nuk raportohet për dëme në ndërtesa apo në njerëz.