Yuri Kim: Koordinimi mes SHBA, Holandës, Çekisë dhe Shqipërisë ka prodhuar rezultatet më të mira

Shqipëria

Yuri Kim: Koordinimi mes SHBA, Holandës, Çekisë dhe Shqipërisë ka prodhuar rezultatet më të mira

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 19:07
Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në Tiranë ka folur për operacionin e shuarjes së vatrave të zjarrit në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, Yuri Kim shkruan ndër të tjera se ekspertët amerikanë po punojnë me pilotët e e helikopterëve holandezë dhe çekë, për të ndihmuar Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Kim thekson se ky bashkëpunim ka prohuar rezultate më të mira.

“Ekspertët amerikanë po punojnë nga afër me pilotët e helikopterëve holandezë dhe çekë, për të ndihmuar  në përpjekjet heroike të forcave shqiptare ndaj zjarreve.

Koordinimi mes Shqipërisë, Holandës, Republikës Çeke dhe SHBA-së ka prodhuar rezultate më të mira, duke  përmirësuar sigurinë dhe rrezikun për operacionet me helikopter dhe për zjarrfikësit në terren”, shkroi Kim në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat