Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike edhe sa i përket kësaj fundjave.
Moti për të dyja ditët (Shtunë dhe e Diel) parashikohet i kthjellët e vranësira fare të pakta kalimtare në zonën e jugut dhe relievet malore.
Era parashikohet të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s.
Përgjatë vijës bregdetare hera-herës era bëhet me intensitet mesatar dhe shpejtësi deri në 8-10m/s.
Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur.
Temperaturat do të jenë me rritje.
Zona malore 18/36°C
Zona e ulët 18/41°C
Zona bregdetare 21/38 °C