Aksident në në autostradën Durrës-Tiranë, përplaset për vdekje një person

Shqipëria

Aksident në në autostradën Durrës-Tiranë, përplaset për vdekje një person

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Një 60-vjeçar është aksidentuar për vdekje mëngjesin e kësaj të shtune. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë.

60-vjeçari është përplasur me makinë nga N. K., 71 vjeç, rreth orës 05:20. Këmbësori nuk mundi t’u mbijetonte plagëve ndërsa shoferi i mjetit tip “Benz” është vënë në pranga.

NJOFTIMI

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 71 vjeç, banues në Kavajë, pasi ditën e sotme, në orën 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat