Gazetari Bledian Koka tha se Rama ka të drejtë që e keqpërdor reagimin që vjen nga BE, sepse ka qenë një reagim ku të gjithë ndihen të përkëdhelur.
Ai theksoi se Procesi i Berlinit ishte një proces ku të gjithë liderat ishin të ulur në nëj tryezë sepse ka një bashkëpunim dhe subvencione.
Koka: Rama ka të drejtë që e keqpërdor reagimin që vjen nga BE, sepse ka qenë një reagim ku të gjithë ndihen të përkëdhelur. Por ata nuk kanë dhënë një mesazh të qartë nëse e përkrahin apo jo Open Ballkanin. Nuk kanë dhënë direktiva direkt, por flitet për një treg të përbashkët dhe një gjithëpërfshirje, prandaj ata e shohin se 3 vende nuk janë përfshirë në këtë nismë. Mendoj se nga SHBA dhe BE duhet të vinte një mesazh i qartë për nisma rajonale. Procesi i Berlinit ishte një proces ku të gjithë liderat ishin të ulur në një tryezë sepse ka një bashkëpunim dhe subvencione.
Nga ana tjetër ne nuk kemi pika përpara se çfarë është rënë dakord në këtë nismë. Kemi vetëm deklarata pompoze të bërë nga 3 liderat. Ne nuk e kuptojmë se për çfarë bën fjalë kjo nisëm. Ne nuk kemi një garanci se vendet që do të marrin pjesë të mos jenë të diskriminuara dhe që nuk do të ketë vetëm përfitime vetëm për një vend, duke shkaktuar dëme për vendet e tjera.
Koka shtoi se nga ana e Shqipërisë dhe Maqedonisë duket më shumë si një mekanizëm presioni për BE-në për shkak të mungesës së munguar të BE-së për hapjen e negociatave.
Koka: Çdo nisëm që është e mirëstrukturuar dhe gjithëpërfshirëse, sepse mallrat duhet të kalojnë diku nga njëri vend në tjetrin. Kjo e vë në pikëpyetje procesin. Kjo duket më shumë si një mekanizëm presioni për BE-në për shkak të mungesës së munguar të BE-së për hapjen e negociatave. Unë mendoj se Maqedonia ishte gati për hapjen e negociatave, ndërsa Shqipëria jo, por mendoj se mirë do të ishte që të çeleshin për të dyja vendet për ta vënë në kontroll autokracinë e të dyja vendeve. Mungesa e një kontrolli të tillë krijon nisma të tillë si Ballkani i Hapur.