Sipas MeteoAlb: Mbetemi ne ndikimin e motit të qëndrueshëm i cili do të sjellin dominim ë kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit në pothuajse gjithë ditën.
Por në zonat e thella malore parashikohet të ketë kalime të pakta të vranësirave gjate mesditës.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, Por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 38°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë.