Pas një konflikti në treg, 58-vjeçari plagos me thikë dy vëllezërit

Shqipëria

Pas një konflikti në treg, 58-vjeçari plagos me thikë dy vëllezërit

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Një plagosje me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në tregun e Milotit, në Kurbin.

Pas një konflikti të rastit, dy vëllezër janë plagosur me thikë nga një 58-vjeçar.

Ata janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

"Rreth orës 07:15, në vendin e quajtur tregu i Milotit, Kurbin, pas një konflikti të çastit, shtetasit A.P.,27 vjeç dhe D.P.,19 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Pllanë, Lezhë, kanë goditur me mjete të forta shtetasin P. Gj., 58 vjeç, banues në fshatin Gajysh, Lezhë, i cili i ka goditur me mjet të mprehtë thikë duke i shkaktuar dëmtime të dy vëllezërve, të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi P.Gj., është shoqëruar në spital për kontrollin e nevojshëm dhe me pas në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme." - njofton policia.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat