Shkaktoi zjarr aksidentalisht, procedohet penalisht 57-vjeçari

Shqipëria

Shkaktoi zjarr aksidentalisht, procedohet penalisht 57-vjeçari

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Dogji me zjarr një sipërfaqe toke në vendin e quajtur "Kodra e Teqes",  procedohet penalisht autori i dyshuar.

Policia e Krujës ka vënë një pranga shtetasin R. S., 57 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi aksidentalisht ka shkaktuar zjarr në vendin e quajtur "Kodra e Teqes".

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, proceduan penalisht shtetasin: R. S., 57 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi aksidentalisht ka shkaktuar zjarr në vendin e quajtur "Kodra e Teqes", Borizanë, Krujë, duke djegur disa pemë frutore." - njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat