Një ngjarje e rëndë raportohet nga Shtëpia e Fëmijës në Vlorë, ku një 25-vjeçare është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm. Policia e qytetit sqaron se ajo është gjetur pa shenja jete nga stafi mjekësor.
25-vjeçarja e identifikuar me iniciale D.D. mësohet se vuante nga sëmundja e Epilepsisë.
Vlorë/Informacion paraprak:
Sot, rreth orës 10:00, në shtepinë rezidenciale të fëmijës, Vlorë, nga stafi mjekësorë, është gjetur pa shenja jete, shtetasja D. D., 25 vjeçe, e cila vuante nga sëmundja e Epilepsisë.
Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.