Policia ka zbardhur ngjarjen e një dite më parë në Laç, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 25-vjeçar. Autori i kësaj ngjarjeje është identifikuar si Kadri Kurtaj (Imeri), i cili është ende në arrati.
Ndërkohë, një 52 vjeçar ka rënë ë prangat e policisë pasi dyshohet se ka ndihmuar dhe strehuar autorin e plagosjes së 25 vjeçarit.
I ndaluari është Agron Kuçi, daja i autorit të dyshuar të plagosjes së ndodhur dje në Kurbin.
“Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit, të plagosjes me armë zjarri të 25-vjeçarit, ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Laçit, ku falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë Kurbin, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të kësaj ngjarje shtetasit Kadri Kurtaj (Imeri), shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle të pandërprera në banesa dhe ambiente në të cilat kishin informacion që mund të fshihej autori i plagosjes së shtetasit E.P(T)”
Bëhet e ditur se gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e dajës se autorit të dyshuar shtetasit Agron Koçi, shërbimet e policisë kanë gjetur armen e zjarrit tip automatik me krehër me 28 fishekë, me të cilën dyshohet së është plagosur shtetasi E.P(T).
Gjithashtu janë gjetur dhe një armë tjetër zjarri e llojit pushkë , 8 kallëpe me lëndë plasëse tritol, fitil zjarrëpërcjellës, 70 kapsolla detonatore dhe 1.3 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Agron Koçi, 52 vjeç.