2 muaj pa ujë, banorët e Mbrostarit në protestë

Shqipëria

2 muaj pa ujë, banorët e Mbrostarit në protestë

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 14:25
Protesta

Në 2021 të vuash për ujë të pijshëm është skandal…… nuk është jetë”.

30 familje në fshatin Mbrostar të Fierit çdo verë nuk kane ujë në çezmat e tyre.

Ne këto dite përvëluese po protestojnë  për të kërkuar zgjidhje.

“Jam banor i fshatit dhe nuk ka ujë, paguajmë rregullisht e thonë do vijmë do vijmë dhe hiç”.

“Uji vjen një herë në dy dytë kush merr merr, kush nuk merr nuk ka më”, shprehet një banore.

Përveç  mungesës së  ujit banorët e Mbrostarit përballen çdo ditë edhe me plehrat qe depozitohen. Nga bashkia e fierit nuk ka një sqarim për këtë situatë, ndërsa banorët thonë se u është premtuar zgjidhje për problemet jetike me të cilat përballen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat