Yuri Kim për strehimin e afganëve: Kur ka më shumë rëndësi populli shqiptar tregon guxim!

Shqipëria

Yuri Kim për strehimin e afganëve: Kur ka më shumë rëndësi populli shqiptar tregon guxim!

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 19:31
Yuri Kim

Pas vendimit të qeverisë shqiptare për të mirëpritur qytetarë afganë për strehim të përkohshëm, ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Përmes një shënimi në Twitter, Kim ka theksuar se populli shqiptar në momente shumë delikate tregon guxim dhe mirësi, ndërsa nuk ka nguruar që ta quajë Shqipërinë mikun dhe aleatin e SHBA-ve.

“BESA – kur ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon gjithmonë nder, guxim dhe mirësi.

Ne jemi krenarë t’ju quajmë mikun dhe aleatin tonë”, shkruan Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat