Rrugët u “prenë” për ujësjellësin, banorët e Gjirokastrës të irrituar me vonesat për rehabilitimin

Shqipëria

Rrugët u “prenë” për ujësjellësin, banorët e Gjirokastrës të irrituar me vonesat për rehabilitimin

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 20:07
Foto

Këto pamje tregojnë gjendjen rrugëve brenda lagjes “Blloku i Furrave” në Gjirokastër.

Asfalti u ça në kuadër të projektit për rrjetin e ri ujësjellës që pritet të çojë ujë 24 orë, por vonesa në rehabilitim e rrugëve ka irrituar banorët.

"Jemi të moshuar, të rrezohemi thyejmë kokën. Nuk kemi ndonjë borxh, taksat i paguajmë," thotë një banore.

"Ka një vit që kanë ardhur dhe s'po çan njeri kokë t'i mbyllë përsëri," thotë banori.

Rrezik e shqetësim për fëmijët dhe të moshuarit.

"Ku të dalim ne? Ku të dalë fëmija im këtu? Del fëmija bie, rrëzohet," thotë banorja.

Madje disa kanë vështirësi për të hyrë e dalë nga shtëpitë.

Kjo situatë sipas tyre vazhdon e tillë prej gati një viti, ndaj kjo e moshuar tregon hapur se ka mbetur e zhgënjyer nga qeveria e Bashkia e që e drejton.

"Nuk jam dakord fare me këtë qeveri, unë jam e pakënaqur. Më  mirë isha në kohën e Enverit," thotë ajo.

Shqetësimi është i njëjtë edhe në lagje të tjera të Gjirokastrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat