Në kuadër të projektit të rindërtimit bashkia e Tiranës ka publikuar listën e disa godinave dhe pallateve për prishje. Sipas bashkisë 28 godina do të shemben në Tiranë në 12 javë.
Ky është pallati nr.66 në rrugën "Aleksandër Moisiu" i dëmtuar nga lëkundjet e nëntorit.
Pallati pas meje është shpallur i pabanueshëm që pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, por banorët vijojnë ende që të qëndrojnë aty.
Edhe pse frika është e madhe për të jetuar në këto pallate muret e të cilëve janë të prishur si pasojë e lëkundjeve të forta, banorët shprehen se nuk kanë ku të jetojnë, ndërsa presin një zgjidhje nga ana e bashkisë së Tiranës.
Jashtë kamerës banorët thonë se bonusi i qirasë është i pamjaftueshëm. Sa i përket shembjes janë dakord, por me kushtin që pasi të rindërtohen të rikthehen sërish aty.