Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa shifra rreth turizmit këtë sezon në Shqipëri.
Kreu i qeverisë shkruan se nga data 1-15 Gusht, në Shqipëri kanë hyrë 859,316 shtetas të huaj.
Sipas Ramës, për këtë periudhë kemi 4.5% turistë më shumë se e njëjta periu e 2019, dmth e vitit para pandemisë.
“Lajme të mira për Shqipërinë destinacion turistik.
Nga data 1-15 Gusht kanë hyrë 859,316 shtetas të huaj, që janë 4.5% më shumë se e njëjta periudhë e 2019, dmth para pandemisë”, teksa ka publikuar edhe foton e mëposhtme.