Shumë qytetarë nuk e kanë pritur pozitivisht vendimin e qeverisë shqiptare për të strehuar qindra afganë në vendin tonë. Madje disa prej tyre, shqetësimin e kanë shprehur publikisht edhe në Facebook-un e kryeministrit Edi Rama.
Disa të tjerë, më shumë se ardhja e afganëve, i ka shqetësuar qendrimi i kryeministrit, "i cili i merr vendimet në kokën e tij, pa u konsultuar".
Një qytetar ka kritikuar kryeministrin Rama për vendimin për të strehuar afganë në Shqipëri, i cili sipas tij nuk është konsultuar me asnjë person.
Qytetari shkruan se Rama sillet sikur ka çliruar vendin dhe si të ishte "babai i kombit".
Rama i thotë që vendimet i marrin me autorizimin e popullit, që sipas tij i dha për herë të tretë besimin për të marrë vendime më të mira për Shqipërinë.