Zjarr në qendër të Tiranës, tek “Sarajet” vend i cili është edhe Monument Kulture.
Zjarri u shua një herë nga Zjarrfikësja, pas largimit të saj, por pak minuta më pas flakët janë riaktivizuar sërish.
Në vendgjarje ndodheshin vetëm qytetarë dhe policë.
Pak më vonë zjarrfikësja është rikthyer dhe zjarri tashmë është shuar.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit por, “Sarajet” janë një vend shumë i lakmuar për ndërtim në kryeqytet.