Policia përballet me të papriturën në Elbasan

Shqipëria

Policia përballet me të papriturën në Elbasan

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 19:59
Ilustrim

Disa persona të përfshirë në një konflikt në Elbasan kanë sulmuar efektivët e policisë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të markatës së qytetit.

Gjithçka nisi pas një sherr mes disa personave dhe për këtë ngjarje u lajmërua policia.

Pasi efektivët shkuan në vendin e ngjarjes, janë dhunuar me sende të forta nga personat e përfshirë në konflikt.

Pas mbërritjes së përforcimeve janë vënë në pranga disa qytetarë të cilët po shoqërohen drejt komisariatit.

Policia e Elbasanit vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat