Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Vlorë.
Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:55, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është përfshirë nga flakët kati i dytë i banesës së shtetasit K. B., 60 vjeç.
Fatmirësisht familjarët kanë arritur të dalin në kohë dhe zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.