Zbardhen detaje të reja nga krimi i dyfishtë në familjen shkodrane.
Çifti i bashkëshortëve, Fadil dhe Sanije Bandulla kishin tre fëmijë të cilët jetonin jashtë shtetit.
Mësohet se 79-vjeçari vuante nga depresioni dhe kurohej me ilaçe, një gjendje shëndetësore që mund të ketë ndikuar dhe në krimin e rëndë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës (15 gusht) ku edhe fqinjët kanë dëgjuar të shtënat me armë zjarri.
Por policia ka mundur të gjejë trupat vetëm ditën e sotme. Fillimisht, Fadil Bandulla ka qëlluar me armë tip automatik ndaj bashkëshortes Sanijes dhe më pas ka vrarë veten.