Kadilli jep mesazhin e fortë: Fatkeqësia e afganëve duhet të na mësojë se nuk duhet të presim nga...

Shqipëria

Kadilli jep mesazhin e fortë: Fatkeqësia e afganëve duhet të na mësojë se nuk duhet të presim nga...

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 20:56
Fatbardh Kadilli

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Fatbardh Kadilli, thotë se rasti i afganëve duhet të na mësojë që të mos presim nga të huajt.

Kadilli tha se në Shqipëri ka një ndjesi pritjeje që zgjidhjen e problemeve ta sjellin të huajt.

“Dua ta denoncoj si problem i shqiptarëve. Ne presim që drejtësinë të na e rregullojnë amerikanët, ekonominë europianët.

Ne vetë nuk zgjedhim të angazhohemi. Kjo është edhe drama e afganëve. Raporti i tyre me afganët ishte i gabuar”, tha Kadilli në MCN TV.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat