Policia e Fierit ka arritur të vërë në pranga 31 vjeçarin Eriseld Dane, i shpallur në kërkim prej 1 muaji.
Ai akuzohet se në datën 15 korrik 2021 i ka vjedhur me dhunë portofolin me një sasi lekësh shtetasit E.Ll.
Njoftimi i Policisë:
I vodhi me dhunë portofolin një shtetasi, kapet dhe ndalohet 31-vjeçari i shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin Eriseld Dane, 31 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas në datë 15.08.2021, në lagjen “Sheq i Vogël”, i ka marrë me dhunë portofolin me një sasi parash shtetasit E. Ll.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.