Një 51-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Sarandës mbrëmjen e sotme pasi ka plagosur me sende të forta një person.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit rreth orës 19:00, se në lagjen Nr.1, Sarandë, ishte goditur me mjete të forta shtetasi P. S., menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme procedurale të shtetasit Aleksandër Dauti, 25 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta, shtetasin P. S., 51 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.