Rama bisedon me sekretarin Blinken, ambasada zbulon se për çfarë u diskutua

Shqipëria

Rama bisedon me sekretarin Blinken, ambasada zbulon se për çfarë u diskutua

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 00:55
Edi Rama dhe Anthony Blinken

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken zhvilluan një bisedë.

Ata folën rreth situatës së afganëve dhe ofertës së Shqipërisë për të strehuar afganët në nevojë, njofton Ambasada Amerikane në Shqipëri.

Në një njoftim e ambasadës thuhet se sekretari Blinken ka falenderuar kryeministrin Rama për vijimin e traditës krenare të Shqipërisë në strehimin e njerëzve në nevojë.

Image

Kryeministri Rama dhe Sekretari Blinken ripohuan partneritetin e ngushtë mes SHBA-së dhe Shqipërisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat