Qytetarët po përballen me radhë të gjata tek Qendra e Konsultave në QSUT. Edhe pse kanë prenotuar orare për zhvillimin e vizitave qytetarët shprehen se ato nuk respektohen pasi detyrohen të presin me orë të tëra. Fluksi ka krijuar pakënaqësi, lodhje dhe stres, kryesisht tek të moshuarit, të cilët e kanë të vështirë t’i bëjnë rezistencë dhe temperaturave të larta.
Qendra e konsultave nq QSUT po përballet me fluks të shtuar këto ditë ndërkohë që qytetarët presin në radhë edhe përtej orareve që kanë prenotuar.
Ky është fluksi i krijuar pranë qendrës së konsultave në QSUT, fluks i cili është shoqëruar me lodhje e stres tek personat të cilët duan të marrin shërbim.Persona të cilët janë kryesisht të moshuar.
Disa kanë pritur gjysmë ore, të tjerë më shumë se një orë.
Të ardhur dhe nga qytete të tjera të vendit nga jugu në veri, qyetarët thonë se oraret e vizitave nuk respektohen duke krijuar fluks.
"Aq e lodhshme, e kisha në 10, ora po shkon 10:30 dhe nuk jam futur akoma."
"Gati një orë, nuk e përballojmë dot dhe nga vapa."
Për shkak të temperaturave të larta, të moshuarit e kanë të vështirë qëndrimin në radhë.
"Shumë e bezdisshme, por çfarë të bëjmë."
"10 herë jam ngitur nga stoli."
Pacientët kërkojnë që përcaktimi i orareve të bëhet në mënyrë më të organizuar e korrekte, në mënyrë që shmanget kaosi pasi shumë prej qytetarëve u duhet të rikthehen në rrethet nga vijnë pas marrjes së shërbimit që ofrohet vetëm në Tiranë.